Paraguaianët e dominuan ndeshjen në tërësi, por nuk arritën të shënojnë dot në portën e zelandezëve.
Përkundër barazimit pa gola, Paraguai del fitues i Grupit F me pesë pikë, ndërsa Zelanda e Re largohet kokëlartë nga Kampionati Botëror me tre pikë në pozitën e tretë, duke e lënë prapa kampionin e botës, Italinë. Paraguai në 1/8 e finales takohet me të dytin e Grupit E.