Ngjyrat

Tregim nga Nathan Webber


Zhdukja është magjike. Ivani dhe Cheril dëgjuan
një këngë të titulluat “Ngjyrat” ditën kur u
takuan për herë të parë. Ai ishte me të vëllanë
Sean dhe të dashurën e tij në ndenjësen e prapme
të makinës. Kishin menduar të shkonin për peshkim
atë ditë. Kënga “Ngjyrat” u përsërit disa
herë dhe dëgjohej nga të gjithë me qejf. Në fillim
për ta ishte thjesht një këngë, por përsëritja e
dëgjimit të saj e shndërroi në një himn.
Sa nuk i ndali zemra kur pa një kopje të së
njëjtës këngë në tryezën e rojes së garazhdit. Ajo
pagoi çerekun. Donte t’I thoshte atij burrit plak
se pse po e blente, se çfarë donte të thoshte ajo
këngë për të, por nuk ia doli mbanë. Mendonte
se ajo CD nuk kishte se si t’I përkiste atij, mund
ta kishte dëgjuar së paku mbesa po nipi i tij.
E futi në çantën e saj dhe nisi të ngiste makinën.
Teksa dëgjonte këngën, i shkoi ndërmend
se nuk kishin asnjë kopje të asaj këngë, që ishte
aq e rëndësishme pë rata të dy. Vazhdoi të ngiste
me shpejtësi dhe mendohej: duhej të blinte një
aparat enkas për këtë. Ajo mori parasysh edhe që
mund t’ia bëntë dhuratë. Vendosi më në fund të
blinte një aparat.
Të parin që gjeti në rrugë, e pyeti se ku mund
të gjente një aparat të tillë. Ky njeri qëlloi meksikan
dhe iu përgjigj:
“Një aparat muzike?”
“Ummm”, i buzëqeshi.
U drejtua nga e kundërta. Në qendër kishte
plot dyqane me veshmbathje. Ajo shpresoi që aksesorët
mund të ishin në periferi. Gjeti më në
fund një paret me të dhëna. Hodhi një sy nga e
majta. Atje, prapa saj në një sirtar ishin shpërndarë
qindra prej tyre. Ajo zgjodhi një, atë që
kishte më pak pluhur, më pak të përdorurin dhe u
nis për ta paguar. Nëj grua e moshuar, që i kishte
mbledhur flokët bisht, i dha një buzëqeshje.
< 2 >
“Si jeni?”
“Mirë, faleminderit”.
Cheryl po zhbironte brenda çantës së saj, duke
kërkuar kuletën. E gjeti dhe ia drejtoi lekët
arkëtares.
“A mund të më thoni ju lutem, a kanë garanci
këto aparate?”
Gruaja u hutua. Cheryl e përsëriti pyetjen:
“Nëse nuk punon, a mund ta rikthej?”
tregim
“Oh, po, po, më falni. Nuk ju kuptova. Vetëm
kthejeni dhe nëse nuk funksionon, do t’ua kthejmë
paratë”.
Denisa që kishte emrin në pjesën fundore të
faturës, mori 2 dollarë.
Kur Cheryl u kthye drejt makinës, ndenji pak
minuta duke manovruar me timonin. Mori kuletën,
nxorri kasetën, e vërtiti dhe e studioi mirë.
Buzëqeshi dhe u përpoq ta vinte në punë aparatin
e sapoblerë. Po hezitonte, ndërkohë që në
njërën dorë kishte kasetën dhe në tjetrën aparatin.
Më pas, me ngadalë, i mori të dyja bashkë.
I shkoi në mendje se tashmë duhej të nisej pë
rte Ivani dhe ta çudiste atë, por në vend që të
bënte këtë, shkoi në shtëpi dhe e vendosi çantën
në tavolinën e kuzhinës.
Ivani do të vinte në shtëpi pas disa orësh.
Ajo donte t’I planifikonte gjërat. Si do t’ia bënte?
Si do t’ia dhuronte? Më në fund, ndezi televizorin
dhe vendosi që ai ta gjente vetë aparatin. Kur
ai ta pyeste, kjo menjëherë do të vinte kasetën
me këngën e preferuar dhe që i ngjallte aq shumë
kujtime të dyve.
Në televizor po jepej një film. Cheryl e kishte
parë dikur, por nuk ia mbante mend fare titullin.
E zuri gjumi pas disa minutash.
Pa një ëndërr. Ajo ishte gjithnjë krijuese në
ëndrra. Kësaj here pa në ëndërr një muzikant
dhe një kompozitor.
Filmi kishte një fund tragjik. Cheryl u zgjua
me dëshirën që të kishte fjetur edhe pak minuta
dhe të mos e shihte fundin e trishtuar të filmit.
< 3 >
Kola u bë shkas për zgjimin e saj. Ishte edhe
e uritur. Në frigorifer kishte ca copa pice nga
dita e djeshme. Ajo ndau dy copa, i vuri në një
pjatë dhe i vendosi mbi tavolinë për t’I ngrënë të
ftohta. Ishte duke ngrënë kafshatat e para, kur
Ivani u fut në garazh për të parkuar makinën. E
ndjeu veten keq. Çfarë kishte bërë? Mos kishte
bërë ndonjë budallallëk që e kishte blerë kasetën?
Nuk donte ta detyronte atë për ndonjë ujdi, sidoqoftë.
Ai tashmë po qëndronte në derë dhe mendja
po i punonte për ndonjë justifikim, me picë në
dorë shkoi të fuste në çantë aparatin regjistrues
që bleu.
Ai po ecte drejt derës dhe i buzëqeshi bashkëshortes.
Çantën e vet e vuri midis vetes dhe
aparatit të sapoblerë. Më pas ndaloi dhe i hodhi
në sy Cherylit.
“Si e kalove ditën, e dashur?”. U gërmuq drejt
saj, e puthi në buzë lehtë.
Puthja ishte pak e habitshme për Cherylin dhe
sasia e madhe e ushqimit në gojë, nuk e lejoi ta
puthte siç duhej.
Pas pak iu drejtua: “Pata një ditë të shkëlqyer.
Po ti si ia kalove?”
“Edhe për mua ishte një ditë e shkëlqyer”, ia
ktheu Ivani duke buzëqeshur.
Sytë e saj u përqendruan te aparati mbi
tryezë. Sytë e Ivanit e ndoqën. Ai nuk u duk fare
i habitur.
Me mëdyshje, i ktheu sytë nga Cheryl.
Hutimin e tij e kuptoi si rezultat i joshjes së
pazakontë nga ai objek i huaj që qëndronte mbi
tryezë.
“Çfarë është ajo?”, tha Ivani duke e mbajtur
në njërën dorë aparatin. “A është një aparat
regjistrimi muzikor?”
“Po”.
“E ke blerë?” dhe sytë i drejtoi tek e shoqja.
“E bleva nga kursimet e mia sot”.
“Vërtet? Ne nuk e kishim një të tillë, apo jo?”
Cheryl nxorri kasetën dhe e mbajti në duar.
Ivani kishte një çehre serioze. Ivani po i shihte
duart ku mbante kasetën. Ngadalë, po i binte
nga duart kaseta. Ivani e vështroi për një çast i
habitur dhe nuk foli asnjë fjalë të vetme.
< 4 >
“E gjeta sot në një dyqan afër garazhit”.
Cheryl e kuptoi që po rrezikonte. Për më tepër,
ajo po distancohej nga impulsi i saj fillestar për
të blerë gjëra të ndryshme.
“A është ky albumi i Donovanit”, tha Ivani
duke i dhënë një buzëqeshje. Edhe Cheryl bëri të
njëjtën gjë.
“Po. A të kujtohet?”
“Sigurisht që po. E mbaj mend”. Ivani e la
me kaq. Njërën dorë e mbante te pjesa e prapme
e karriges. Më pas vazhdoi: “Këtë e kishte Seani.
E dëgjonte shpesh. E dëgjonte gjatë gjithë kohës”.
“E di”.
Ivani buzëqeshi pak. “Kishte edhe një këngë
të bukur ky album. Unë i thosha gjithnjë që edhe
këngët e tjera duheshin dëgjuar. Mendoja se edhe
këngët e tjera kishin vlera po aq”. Ivani hezitoi
kur e shoqja uli kokën.
Lehtësisht, ajo e la kokën të përkulej.
Ai përsëriti: “Po, e mbaj mend, sigurisht”.
Vetëm këtë kishte. Gjithçka që mund t’I jepte
asaj. Cheryl kishte vlerën e miliona lekëve.
Do të ishte dramatike nëse Cheryl do të
mpakej. Kaseta qëndronte mbi tryezë me
ditë të tëra. Më pas e futi në një kuti, në
ndonjë cep të shtëpisë. Cheryl e ktheu
përsëri. Shkoi në dyqan, takoi Denisën, që
i ktheu paratë.

Përktheu: Rudina Dahri

Related Posts: