“Nuk mendoj se lëndimi im ishte arsye për mos thirrjen time në kombëtare. Lippi kurrë nuk do të më merrte parasysh, në asnjë mënyrë”.
“Fatkeqësisht Lippi nuk e di ku gjendet Palermo. Ai kurrë nuk ka ardhur për të na shikuar dhe për të ndjekur sezonin tonë të mrekullueshëm. Nëse shikoj në lojtarët e huaj të Palermos shoh se të gjithë janë në Botëror përpos italianëve të cilët janë në shtëpi. Përkundër sezonit katastrofal të Juventusit, Lippi mori shumë ‘juventinë’ në Afrikën e Jugut”, tha Miccoli.





