Medvedev, mik special në Shtëpinë e Bardhë

Ndryshimet që po ndodhin në marrëdhëniet amerikano-ruse, nuk mund t`i tregojë asgjë tjetër më shumë se sa një shëtitje e Presidentit Obama me kolegun e tij rus, Dimitri Medvedev. Presidenti i Rusisë mbërriti të enjten për një vizitë zyrtare në SHBA, ku bashkë me presidentin amerikan, Barak Obama vendosën t'i japin fund erëqs së akullt mes dy vendeve. Të dy liderët diskutuan për 2 orë radhazi dhe në krye të listës së temave të bisedimeve mes dy presidentëve nuk ishin raketat, çarmatimi apo çështjet e sigurisë. Kësaj here në plan të parë ndodheshin marrëdhëniet ekonomike midis SHBA-së dhe Rusisë. Obama u shpreh i gëzuar, kur bëri të ditur një biznes me avionët në vlerën e miliardave. "Shitja e 50 aeroplanëve të Firmës Boeing, në vlerën e katër miliardë dollarëve sjell deri në 44 mijë vende pune", tha ai. 
Obama shpjegoi se edhe grindjet për eksportet e mishit të pulës u shuan, edhe ky biznes është në nivel miliardash. Njëkohësisht presidenti amerikan kërkoi pranimin e Rusisë në Organizatën Botërore të Tregtisë. "Rusia duhet të bëhet anëtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Kjo është mirë për Rusinë, për Amerikën dhe për ekonominë botërore", shtoi ai. Por edhe sanksionet e Iranit, kriza në Lindjen e Afërme, si dhe zhvillimet në Kore dhe në Kirgistan ishin tema të bisedimeve, tha presidenti rus Medvedev, mënjehërë pas takimit me homologun amerikan. Por vendime gjithëpërfshirëse dy presidentët nuk morën. Megjithatë jo gjithshka shkon vaj midis dy fuqive atomike SHBA-së dhe Rusisë: "Dy shtetet tona vazhdojnë të kenë pikëpamje të ndryshme në disa çështje, si për shembull në temën e Gjeorgjisë, për të cilën kemi folur shumë hapur. Por meqenëse ne kemi shënuar përparime në fushat, në të cilat jemi dakord, i kemi vendosur marrëdhëniet në një baze të re. Kjo çon në më shumë siguri, madje në nivel rajonal dhe global. "Me vizitën e përbashkët të një takimi ekonomik amerikano-rus të mbajtur në Uashington, Medvedev përfundoi vizitën e tij në SHBA. Ai do ta takojë sërish Presidentin Obama në takimin e nivelit të lartë ekonomik në Toronto, për herë të tetë që kur Obama mban postin e Presidentit.

Posted via email from Shkupi Press extra