Marcel Reich-Ranicki mbushi 90 vjeç. Portret i kritikut të njohur të letësisë në Gjermani dhe jashtë saj

Ai lindi më 2 qershor 1920 në Vloclawek në Poloni, ndoqi gjimnazin në Berlin, por meqenëse ishte hebre nuk e lejuan të ndiqte studimet e larta. I dëbuar në Poloni, më 1942 arratiset së bashku me të shoqen Tosia.

 
Kritiku më i njohur i letërsisë në Gjermani dhe prej kohësh edhe përtej kufijve të Gjermanisë, pas arratisjes nga getoja e Varshavës, u vendos në vitin 1958 në Gjermani dhe iu përkushtua gjuhës dhe letërsisë gjermane.Kancelarja Angela Merkel nderon autorin Marcel Reich Ranicki me çmimin Henri NannenKancelarja Angela Merkel nderon autorin Marcel Reich Ranicki me çmimin Henri Nannen
"Unë nuk e pranoj këtë çmim. Nuk e dija se çfarë më priste këtu dhe nuk më pëlqen as që m'u desh ta përjetoja këtë për orë të tëra."

Ranicki, një"mjeshtër për zbutje"
Disa nga spektatorët në galanë e Çmimit Televiziv gjerman 2008 i morën këto fjalë fillimisht për shaka. Por Marcel Reich-Ranicki, mjeshtri i madh i vjetër i interpretimit sarkastik, e kishte shumë seriozisht, edhe në këtë dalje publike në skenë, kritikën e tij radikale për televizionin gjerman. Dhe ai e nderoi edhe këtë herë emrin e tij - ashtu si veproi kur ishte përgjegjës për letërsinë, i gazetës Frankfurter Allgemeine Zeitung në vitet 70 - dhe si kritik televiziv i Kuartetit Letrar në vitet '90. Jo më kot i vunë gazetarët Reich-Ranickit nofka si "mjeshtër për zbutje", ose "specialist për ekzekutime":
Marcel Reich Ranicki, foto e vitit 1966Marcel Reich Ranicki, foto e vitit 1966"Specialist për ekzekutime është më të vërtetë budallallëk. Por unë mundohem që kritika ime të jetë e qartë. Dhe qartësia e kritikës, e dini, është edhe një çështje mirësjelljeje - duhet të jesh i sjellshëm me lexuesit. Kjo do të thotë: duhet të thuash qartë atë që mendon - dhe jo të bësh bisht e të fshihesh pas formulimeve shumëkuptimshe dhe me shumë interpretime."
"Një problem, dhe ky është një problem serioz dhe gati i pazgjidhshëm: ç'u bë Günter Grassi? Si qe e mundur të ndodhte kjo?
Löffler thotë: "Unë nuk e kuptoj këtë hidhërim, le t'i japim peshë më të vogël librit!
Reich- Ranicki : "Peshë edhe më të vogël? Peshë më të vogël nuk i japim dot! Këtu kemi të bëjmë me prozë të pavlerë, të mërzitshme dhe të palexueshme, dhe ju thoni që t'i japim peshë më të vogël."
Löffler:"Jo, e kisha fjalën që sikur t'i jepnit peshë më të vogël librit për ngjarjen shekullore."
Ranicki, instanca më e rëndësishme në jetën letrare
Me rolin e kryekritikut në Kuartetin Letrar, i cili prej vitit 1988 deri në vitin 2001 u shfaq 77 herë në ekranet televizive, Reich-Ranicki u bë përfundimisht instanca më e rëndësishme në jetën letrare gjermane. Kjo i dha atij titullin ironik të "Papës së letërsisë". Kjo në një kohë kur ai në asnjë mënyrë nuk ishte i pagabueshëm. Por, edhe nëse vlerësimet e tij kishin të bënin më tepër me preferenca të thjeshta lexuesi, se sa me kritikë serioze letërsie: ato megjithatë u bënë shpejt faktor vendimtar për karrierat e shkrimtarëve. Ai që shkaktonte zemërimin e mësuesit, si Peter Handke, Günter Grass-i ose Martin Walser-i, ai e kishte të vështirë në jetën letrare. Anasjelltas, vepra të tjera, si ajo e starit spanjoll të letërsisë, Javier Marias ose e kronistes berlineze të brezave, Judith Hermann u shndërruan me shpejtësi komete në librat më të shitur bestseller vetëm nga himnet e lëvdatave të Reich-Ranickit:Marcel Reich Ranicki, pas marrjes së çmimit, përshëndet të ftuaritMarcel Reich Ranicki, pas marrjes së çmimit, përshëndet të ftuarit
"Kur erdha më 1958-ën në Gjermani dhe pashë se çfarë shkruhej për letërsinë në Frankfurter Allgemeine Zeitung, në gazetën Süddeutsche, në Die Welt, i thashë gruas: unë do të përpiqem të bëj një eksperiment, t'i përshkruaj njerëzit kaq të errët, kaq të koklavitur, ah, mua kritika nuk më pëlqen. Unë do të them shumë qartë, se çfarë mendoj për librat. Kjo është e rrezikshme dhe të ofron dy mundësi. Në hierarkinë e kritikës ose do të ngjitem shumë lart, ose do të përfundoj fare poshtë. Por dua ta bëj këtë përpjekje."
Më e keqja që mund të thoshte Reich-Ranicki për një libër, ishte: i mërzitshëm. Interpretimi qartësisht antiakademik, popullor dhe me qejf për polemika prej tij i letërsisë i dedikohet sigurisht edhe biografisë së tij plot vuajtje si hebre i përndjekur, i cili mbijetoi si për mrekulli fillimisht në geton e Varshavës dhe më vonë deportimet. Një punonjës polak i shtypshkronjave i fshehu atëherë Reich-Ranickin dhe të shoqen, Tosia nga nazistët. Si shpërblim, entuziasti i letërsisë e mbante në humor të mirë mbrojtësin e tij, duke i treguar histori: me Shekspirin, Gëten, Shilerin.
Libri i Ranickit për veten e tij, një Bestseller
Tregimi në mënyrë interesante, për të mbijetuar: kjo e formoi kritikun e madh të mëvonshëm, i cili e festoi suksesin e tij më të madh pikërisht me një thyerje tabuje në letërsi. Kritiku i letërsisë shkroi vetë një libër të trashë për jetën e tij, i cili - ndryshe nga shumica e përpjekjeve për të shkruar kritika të tjerë- me një milionë e gjysmë kopje të shitura është shndërruar ndërkohë në Bestseller.
"Kjo ishte e gjitha- ne vështrojmë të prekur, perdja bie, të gjitha pyetjet mbeten pa përgjigje." 


Autorë: Gisa Funck, Auron Dodi
Redaktoi:Mimoza Cika-Kelmendi