“Në rregull, unë marr gjithë përgjegjësinë mbi vete, nuk ka justifikim. Nëse një ekip vjen në një kampionat të tillë me terror në kokë, zemër dhe mendje, dhe dështon ta tregojë veten, atëherë kjo do të thotë se trajneri nuk e përgatiti mirë”.
“Më vjen keq për tifozët, FIGC-në (Federatën Italiane) dhe të gjithë të tjerët. Unë mendova se ky ekip do të luante mirë, por nuk e kam përgatitur si duhet. Kam pritur gjithçka, por jo këtë dhe mënyrën se si luajtëm”.
“Më vjen keq që po e përmbylli punën në këtë mënyrë. Unë prita gjithçka, por jo këtë. Unë mbaj gjithë përgjegjësinë. Zgjedhjet, mënyrën se si e paraqita ekipin në tri ndeshjet e fundit. Fat të mbarë pasardhësit tim dhe ju faleminderit të gjithëve për katër vitet e kaluara”, ka deklaruar Lippi i turpëruar pas eliminimit befasues.