Mijëra njerëz në Amerikë, Japoni, Francë, Angli dhe Gjermani kanë pritur radhën për plot gjashtë orë me të vetmin qëllim, hapjen e dyqane të Aple, për të blerë iPhone 4. Duket e pabesueshme, por mania që ata kanë për një nga pajisjet më të pëlqyera në botë, i ka detyruar të presin radhën për disa orë, pa e vrarë mendjen për temperaturat. Pritet që shitjet të arrijnë në fillim të javës rekord, duke menduar se kjo aparaturë, ashtu siç edhe është reklamuar, do të sjellë risi pas disa modifikimesh që bëri së fundmi nga kompania Aple. Por, kujdes, ata që janë mëngjarashë, ka shumë gjasa që të mos e përdorin atë lehtësisht, pasi sistemi pranon vetëm prekjet me dorën e djathtë. Gurët lundrues të Luginës së Vdekjes Në Luginën e Vdekjes edhe gurët kanë jetë. Nëse nuk e besoni, shikoni fotot. Janë pikërisht gurët lundrues ose “sailing stones”,i cili është një fenomen që mund të shihet qartë në këtë vend, pikërisht në Racetrack Playa. Sipas disa fotografimeve që janë bërë, duket qartë se gurët zhvendosen vetë, pa ndërhyrjen e njeriut ose të kafshëve, madje duke lënë gjurmë të dukshme në tokë. Fenomeni është studiuar që nga gjysma e shekullit të njëzetë, por askush nuk ka parë gurët duke lëvizur, prandaj e gjithë kjo mbetet një mister që duhet parë ende me kujdes. Shkencëtarët janë ende në fazën e supozimeve rreth zhvendosjes së gurëve, disa shumë të rëndë që lëvizin vetvetiu. Nga hamendësimet thuhet se shkak mund të jetë era, ndërsa të tjerë besojnë se vjen nga akulli...! Shpikja, gati mushkëria “in vitro” Pas një pune të gjatë në laborator, një ekip shkencëtarësh të Universitetit të Yale-s në Amerikë, kanë konfirmuar se mushkëria in vitro ka funksionuar tek kavjet. Lajmi është mjaft i rëndësishëm pasi pritet që aplikimi të njerëzit të sjellë arritje të mëdha në transplantet humane të mushkërive, pasi donatorë pothuajse nuk ka. Testi i parë ka kaluar me sukses gjatë kultivimit të disa qelizave të mushkërive të njeriut dhe shkencëtarët janë gati të bëjnë publike detajet e implantimit. Mushkëria e parë në epruvetë ka funksionuar dhe siç shprehen shkencëtarët, ajo ka funksionuar rregullisht në procesin e shkëmbimit të oksigjenit me anhidridin karbonik. Shimpanzetë vrasin për territor Pas dhjetë vitesh luftë, një grup primatësh në një pyll të Ugandës kanë arritur të pushtojnë territorin e rivalëve të tyre. Sipas një studimi që është bërë me këto shimpanze, është e para herë që ata vërejnë se kafshët kanë të njëjtën natyrë të të qenit të bashkuar, njëlloj si njerëzit. Për të fituar territorin dy grupet e shimpanzeve janë përleshur disa deri në përgjakje, vetëm e vetëm për të fituar territorin e rrëmbyer vite më parë. Në fakt, duket si një histori mes njerëzish, por në fakt protagonistë kanë qenë shimpanzetë, që duket se edhe këtë herë kanë treguar se ato realisht kanë shumë të përbashkëta me njerëzit.
Home »
» Kuriozitete/ Mania, radhë për të blerë iPhone 4





