Është realizuar dhe në versionin 3 dimensional himni zyrtar i Kampionatit Botëror të Futbollit, me titull “Waka Waka, është koha për Afrikën”. Kënga është një bashkëpunim i këngëtares kolumbiane Shakira me grupin afrikano jugor Freshlyground. Kënga “Waka Waka, është koha për Afrikën” është bazuar në motivet e muzikës së Kamerunit. Shakira ishte pjesëmarrëse në ceremoninë e hapjes së kampionatit Botëror të futbollit.