“Kjo fitore është e rëndësishme. Ne i morëm tre pikët dhe të gjithë janë të lumtur. Ne e dimë çfarë do të bënin serbët. Ata luajnë me topa të gjatë, por taktikisht sot ishim të përkryer. Të gjithë janë të lumtur për ne dhe secili afrikan është i lumtur. E gjithë Afrika është prapa yjeve të zeza”, deklaroi Gyan.
Gana me këtë fitore ia siguron vetes komoditetin e liderit në grupin në të cilin gjendet edhe favoriti Gjermania.