Europa dhe Miti i Shpengimit

 Nga Enzo Bettizza

 

Elita ka folur dhe francezët kanë bërtitur për antipatinë qe përçon Domenech-u, kanë bërtitur për fyerjen që lojtari rebel Anelka i ka bërë Domenech-ut, kanë bërtitur për kryengritjen dhe hyrjen  e ekipit në grevë, kanë bërtitur për dezertimin në mes të luftimeve

La Stampa, duke komentuar mposhtjet Europiane në Johanesburg, ka shkruar në mënyrë domethënëse: ne shohim një popullsi që "nuk rritet, nuk  krijon, nuk rrezikon”, por që pastaj derdhet masivisht nëpër stadiumet reale ose televizive, sikur kulti i adhurimit të topit mund t’i rikthente vitalitetin një kontinenti të vjetër në rënie e sipër. 
Pra, as për ne, nuk funksionon kulti zëvendësues dhe vizionar i betejave të  futbollit botëror. Thjesht ndeshjet në Afrikë na japin imazhin real të katër vendeve europiane si - Franca, Britania, Gjermania dhe Italia -  të vërtetën dhe imazhin e dobësisë së tyre të papritur në sportin më popullor, pra sportin më par-excellence, ku deri pak kohë më parë shkëlqenim pothuajse në të njëjtin nivel me skuadrat e Amerikës Latine. 
Ishin fitoret në stadiumet e Francës, të Britanisë, të Gjermanisë dhe Italisë që në njëfarë mënyre kompensonin, të paktën artificialisht, rënien e ndikimin të vërtetë të tyre politik, ekonomik, ushtarak e kulturor në çështjet ndërkombëtare. Sot jemi në këtë pikë dhe e kemi kuptuar. Sot kemi legjendën e futbollit si një simbol i shpengimit, i shërimit dhe i dominimit të humbur në historinë e luftërave imagjinare të udhëhequra nga komandantët me qafore të bardha, me grintë që udhëheqin një duzinë ushtarësh me bluza të mbështetur nga një ushtri mbështetësish me bori, me flamuj, me parulla që ndonjëherë duket sikur organizojnë shfarosjen e armikut, nga ana e tyre, me të njëjtat mjete të maskuara për të luftuar në mënyrë simbolike. Në këtë plan A-historik, e ngjashme me një lojë kompjuteri në “play-station” jonormal, ku e gjitha është imazh, e gjitha është një kompensim psikologjik, e ushqyer nga një tifozeri globale që përmban “opiumin e fundit të popullit”,  që është rritur nga një qarkullim i madh dhe shpesh i turpshëm pazaresh fitimprurëse, ku  ish-vendet e mëdha të Perëndimit janë duke u turpëruar në një pjesë të Kupës së Botës. Ndoshta në fund, të rrok një copë e lavdisë, pavarësisht përjashtimeve, si e sllovenëve, serbëve apo sllovakëve. 
Por rënia e vërtetë europiane është identifikuar, për fat të keq, në rrëzimin e turpshëm të Francës, nënkampionia e Botës, e dalë nga dera e prapme e evenimentit më të madh sportiv të vitit (teksa përkthehej ky shkrim, nga e njëjta portë, doli edhe Italia, kampionia e botës në fuqi - shënim i përkthyesit). Duke qenë francezë dhe të rrahur në kushtet e një  imitacion ushtarak, në pak metra katrorë lëndinë të gjelbër, nuk mund t’u dukej francezëve me në krye Presidentin veçse si një fatkeqësi e vërtetë kombëtare. Vëzhguesit e klasit të lartë intelektual, të paspecializuar në kronika sportive, si për shembull biografi historik i Napoleonit, Max Gallo, e evokuan këtë humbje deri edhe me Berezinën, bile edhe me Vaterlonë së bashku. 
Elita ka folur dhe francezët kanë bërtitur për antipatinë qe përçon Domenech-u, kanë bërtitur për fyerjen që lojtari rebel Anelka i ka bërë Domenech-ut, kanë bërtitur për kryengritjen dhe hyrjen  e ekipit në grevë, kanë bërtitur për dezertimin në mes të luftimeve. 
Në të vërtetë, kompani shumëkombëshe e lojtarëve francezë, pothuajse një kopje e legjionit  të huaj, në vend se të goditet rëndë nga armiku u godit nga zjarri miqësor: nuk është humbur një luftë frontesh, por një luftë civile në miniaturë vetëvrasjesh. Filozofi Finkielkraut e ka quajtur grupin francez si një grup "banditësh" e "huliganësh", si dhe "shkërdhata të pasura”. Nuk ishte në dekada të tjera, që një humbje sportive, edhe për të ardhur keq, edhe e pabesueshme, mund në krahasohej me një fatkeqësi kombëtare të historisë.
Për krahasim, komplote politike që janë përzier në ecurinë modeste italiane në Afrikën e  Jugut, duken jo vetëm të vogla, por të çuditshme apo/dhe qesharake. Lideri i “Lidhjes së Veriut) Umberto Bossi mund të mos e kishte thënë shakanë që “Italia e Lippi-t do të blejë ndeshjen kundër Sllovakisë”. Ai mund të përsëriste, pa shkuar edhe aq larg, batutën e Legistit Calderoli mbi “Azzurrët”, që qenkan fajtorë për “pagat shumë të larta” dhe fyese në një kohë kur shumë pensionistë nuk arrijnë në fund të muajit. Ne shpresojmë që lojtarët virtualë padanë, nëse një ditë do të kenë ekipin e tyre super-rajonal, do të mbajnë rripin e potureve në vrimë më të ngushtë. 
Një konsideratë e fundit pak piktoreske, njerëzore, që munda ta marr një nga këto netët në grup që shoku im Ottavio Missoni, njeri i arsimuar dhe i shquar në kohën e tij si atlet olimpik, përdorur për të mbledhur në mesjavë në restorantin e vjetër Boecc në Milano. Në tryezën e rrumbullakët gjendej një grup interesant tifozësh, ku kishte një avokat dhe ish-ministër, një sociolog, një kritik arti, një piktor, një anketues, një menaxher sporti, të gjithë më të informuar se unë (nuk bëj emra për maturi, sepse nuk dua të përjashtoj, pa qëllim, disa nga miqtë). Pati kritika të shumta për cilësinë e dobët të këtij kampionati Botëror në zhvillim e sipër. Por pika e dritëzes, që ndriçoi mbrëmjen ishte mrekullia Maradona, ose "il Pibe de Oro", i cili po sjell një tjetër yll  (Messi, si Perëndia e ringjallur dhe Mesia i ardhshëm) në qiellin e futbollistëve të Amerikës së Jugut. Miku im Missoni i përmblodhi, kështu, ndjenjat që pikë-takohen mbi Maradonën e rilindur në stadiumin në Johanesburgut: "Nga vdekja e tij në ringjallje, nga ringjallja në ngritjen në qiell” (*La Stampa)
Aneksi i shpengimit shqiptar/Para ca ditësh gazeta “55” ka sjellë disa shkrime disi krahasuese të futbollit dhe fateve të sotme të Europës për të lexuar disi ndryshe këtë ndryshim psikologjik e filozofik që paqja i ka sjellë kontinentit pas Luftës së Dytë Botërore. Është një këndvështrim tejet interesant. Ne kemi pasur mundësinë të vëzhgojmë sesi gazetarët, intelektualët dhe politikanët më të njohur të Europës janë duke polemizuar dhe hedhur mendime me rendimentin e skuadrave të tyre që përfaqësojnë kontinentin në një kompeticion botëror. Po ashtu në Shqipëri tentohet (sipas meje me sukses) të kapen disa elementë të rëndësishëm të shndërrimit të lojës së futbollit në shoqërinë shqiptare. Një prej tyre ishte “tjetërsimi i futbollit në spektakël konsumi dhe më keq akoma, bixhozi”. Bile shkohet me tej, duke analizuar fenomenin e llotove “në të famshmet bare llotosh, ku “tifozllëku” nuk lidhet as me filan skuadër as me filan lojtar, por me bastin që kanë vënë. Dhe më e tmerrshmja është se pothuajse në të gjitha emisionet e shumta të organizuara nga kanalet e ndryshme televizive jepen kuotat e basteve dhe bëhen thirrje që të vihen baste”. 
Përgatiti Lavdrim Lita

Posted via email from Shkupi Press extra