Pas triumfit të Interit të mërkurën mbrëma, Barcelona lëshoi ujin në mes të fushës, pikërisht në vendin ku po festonte finalen skuadra e Interit.
“Ne fituam, ne ishim të nxehtë dhe na nevojitej ky dush i ftohtë! Ne ishim të lumtur për ujin e lëshuar”, theksoi me ironi Sneijder.
Xavi pohoi pas takimit se uji është lëshuar për të parandaluar tifozët e Interit të hyjnë në fushë.
“Nuk është e vërtetë, gënjeshtër. Ata lëshuan ujin për të na ndaluar festën, por nuk i shkoi për dore. Ne nuk jemi merakosur”, përfundoi Sneijder duke iu referuar deklaratës së Xavit.