Rreth biografisë së paautorizuar ‘Adem Demaçi’, përgatitur nga Shkëlzen Gashi, botim i Rrokullia, Prishtinë 2010
Nga Shkëlzen Maliqi
Jetëshkrimi i Adem Demaçit është konceptuar si një kronologji e të dhënave kapitale nga jeta dhe angazhimet patriotike dhe politike të Demaçit. Autori Shkëlzen Gashi përpiqet që në vija krejt të shkurta dhe me një qasje dhe fjalorë thuajse enciklopedik të paraqesë sa më shumë të dhëna relevante mbi jetën dhe veprën e Demaçit, duke u fokusuar para së gjithash në pikëpamjet e tija politike për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe të çështjes kombëtare.
Autori kastile përcaktohet për një qasje relativisht të “ftohtë” dhe “objektiviste” të rrëfimi të biografisë të Demaçit, duke i ikur modelit hagiografik dhe romantizues, i cili dominon në publicistikën biografike dhe historike të dhjetëvjetëshit të fundit, kur janë publikuar me qindra libra mbi veprimtarët dhe heronjtë e kombit pa u kujdesur që të dhënat dhe pohimet të paraqiten në mënyrë të plotë, të saktë dhe me instrumentet e historiografisë kritike.
Shkëlzen Gashi çdo pasazh dhe kthesë të biografisë të Adem Demaçit e ilustron me citate autentike të dokumenteve të kohës, dëshmitë e bashkëpunëtorëve dhe protagonistëve, si dhe me citate nga shkrimet, intervistat dhe deklaratat e vetë Demaçit.
Në këtë pikëpamje libri i Gashit mund të lexohet si një breviar ose version i kulluar i zhvillimit intelektual dhe politik të Demaçit, me citate autentike dhe esenciale që ndërtojnë profilin e një figure të madhe historike.
Megjithatë, edhe pse dokumentet dhe citatet janë të bollshme dhe japin një portretizim mjaft konsistent të Demaçit, autori i biografisë nuk ka mundur t’i ikën deri në fund efektit romantizues dhe hagiografik, ngase selekcionimi dhe renditja e dokumenteve dhe citateve në disa momente kyçe duket sikur reflekton vetëm pozitivitetin e politikave dhe angazhimeve të Demaçit, pa u thelluar ose duke injoruar aspektet kontroverse dhe dështimet politike të Demaçit. Kjo vërehet sidomos në pjesën e fundit të biografisë, të periudhës të angazhimeve të Demaçit, nga viti 1996 e deri më sot, ku autori shmang qasjen kritike dhe neutrale për të kaluar në diskursin arsyetues dhe mbrojtës të Demaçit. Dhe kjo nuk reflekton vetëm idetë dhe shpjegimet e vetë Demaçit, por edhe bindjet e autorit të këtij jetëshkrimi. Me fjalë të tjera, pikëpamjet dhe vlerësimet e Shkëlzen Gashit për zhvillimet në Kosovë nga Konferenca e Rambujes e deri më sot, janë të ngjashme nëse jo edhe identike me ato të Demaçit.
Kuptohet, të ndash pikëpamjet e Demaçit nuk është mëkat. Madje, Gashi këtë ka mundur ta bëjë edhe më hapur, duke e lidhur tërë rrëfimin me një tezë boshte, që implicite edhe mund të lexohet në këtë jetëshkrim, se misioni i Demaçit për të cilin është angazhuar që nga rinia dhe për të cilin ka flijuar aq shumë komoditete të jetës, ka mbetur i papërfunduar. Konsekuenca e kësaj do të ishte se ky jetëshkrim do të bëhej përmendore ku figura e Demaçit do të shndërrohej edhe në atë të një profeti të së ardhmes, të një udhërrëfyesi të Qëllimit më madhor, i cili ende mbetet i parealizuar.
Në instancën e fundit ky tip i madhërimit arsyetues pa i ndriçuar mirë huqjet dhe dështimet e Demaçit, bie ndesh me qasjen që tenton të jetë objektiviste. Autorit të këtij jetëshkrimi historiografie kritike do të duhej t’i shtronte një sërë pyetjesh për kriteret e seleksionimit të burimeve, të citateve dhe të deklaratave të Demaçit, që lë mundësinë për dyshime se ky selektim lë anash dhe neglizhon shumëçka nga idetë dhe fryma e kohës në të cilën ka vepruar Demaçi si figurë e madhe kombëtare.
Kjo ndoshta ndodh për shkak se autori kishte idenë e një jetëshkrimi sa më të kondensuar, dhe tek kjo ka vendosur që të bëjë reduktime të mëdha në paraqitjen e konteksteve historike. Këto kontekste shpesh jepen në mënyrë aq të thuktë dhe të përgjithësuar, sa që edhe nëse do të ishin krejtësisht të sakta në prezantimin dhe vlerësimin, - për çka disa herë nuk jam shumë i bindur, - ato nuk krijojnë sfondin e mjaftueshëm për të kuptuar në mënyrë më objektive vendin dhe rolin e Demaçit në ato zhvillime.
Kujdesi më i madh për kontekstet me idetë dhe kundërshtarët me të cilët luftonte Demaçi nuk do të ulte vlerën, rëndësinë dhe ndikimin e tij historik. Përkundrazi, do të krijonte një jetëshkrim më të thellë, më rrezatues, më bindës dhe më tragjik të Demaçit, ky edhe ideja e tij e flijimit për kombin do të bëhej më kuptimplote.
P.S. Pas lutjeve të përsëritura të Sh. Gashit që ta lexoj dhe jap një mendim për biografinë e Demaçit, që e kishte përpiluar vitin e kaluar, në muajin gusht 2009 unë e pata bërë shkrimin që sapo lexuat. Pasi që nuk i pëlqyen vërejtjet që i kisha bërë, autori i biografisë vazhdoi të insistonte që ta bëj një analizë më të detajizuar, për çka unë nuk kisha kohë dhe vullnet, sidomos kur kuptova se edhe Adem Demaçi nuk e kishte pëlqyer dhe autorizuar tekstin në formatin që e kisha lexuar edhe unë. Për më shumë Demaçi kishte kërkuar të hiqen vlerësimet për disa personalitete të kohës së komunizmit në Kosovë (Fadil Hoxha, Mahmut Bakalli etj.), si dhe për komandantët e UÇK-së, dhe ndoshta edhe për disa emra tjerë të politikës dhe kulturës. Ndonëse disa nga këto vlerësime të kontestuara nga Demaçi ka qenë pjesë e thënieve dhe mendimeve të tija të dikurshme, kam qenë i bindur se Sh. Gashi është dashur t’i reflektonte këto vërejtje, duke gjetur një modus të heqjes, korrigjimit, ose të sqarimit se në ndërkohë Demaçi kishte ndryshuar qëndrimin dhe i shikon ndryshe gjërat. Mirëpo, biografi kishte vendosur që të çojë inat me Demaçin, duke e botuar versionin e paautorizuar, madje duke u futur në ngatërresë me heroin e vetë, deri në një pikë ekstreme që, Demaçit real me mish e shpirt, që ka pasur dhe ende ka me mëdyshje dhe ka bërë edhe gabime në jetë, i kundërvë një Demaç të tij si patriot i pagabueshëm, që për Sh. Gashin duhet të mbetet i idealizuar i shenjtë, madje edhe me çmimin e denoncimit dhe përuljes së Demaçit, siç është në të vërtetë. Botuesi i librit dhe vetë Gashi, me rastin e promovimit, kanë nisur një fushatë denigruese ndaj Demaçit, që ka kërkuar respektimin e autorësisë së biografisë së tij, duke i gjasuar atyre shpendëve grabitqare që ushqehen me kufoma, në këtë rast duke proklamuar vdekjen e autorit dhe heroit, për hir të mbijetesës së heroit fiktiv.