Arsenali kërkon portierin e Shakhtarit, Andriy Pyatov

Portieri i klubit ukrainas Shakhtar Donetsk, Andriy Pyatov, raportohet se është cak i ri i Arsenalit.
Menaxheri i topçinjve, Arsene Wenger, është lidhur me transferim të disa portierëve ndërkombëtarë, pasi zbuloi javën e kaluar se Manuel Almunia mund të humbasë pozitën e portierit të parë sezonin e ardhshëm.
Daily Express shkruan se portieri ukrainas është në radarin e Wenger, me strategun francez që dëshiron ta transferojë atë para Kupës Botërore.