Palermo u mposht me rezultat 2-0 në fushë të Catanias dhe Zamparini mendon se fajtori është pikërisht trajneri.
“Ishte një paraqitje e zakonshme e ekipit të cilën e kemi parë në udhëtimet tona. Ne ishim të frikësuar. Unë nuk mund të ndihmoja por pash një formë të shkëlqyeshme të (Abel) Hernandez. Pashë gabimet e trajnerit, pasi me dy gola disavantazh do ta kisha futur Hernandez në fushë shumë më herët se sa Nicolas Bertolo”, ka thënë Zamparini për Gazzetta dello Sport.





