Gjiganti bavarez sot udhëton në Old Trafford për ndeshjen e kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe ka avantazh 2-1 nga ndeshja e parë.
“Po. United është favorit absolut për sfidën. Ata kanë shënuar një gol si mysafir dhe janë një ekip i mrekullueshëm”.
“Ata kanë përvojë të madhe në shtëpi në ndeshjet e mëdha dhe do të kenë edhe tifozët prapa tyre. Ekipi ynë është mjaft i ri që konsiston në lojtarë të rinj, kështu që është situatë krejt tjetër. Do të jetë ekipi ynë kundër ekipit të tyre dhe të shohim se si do shkojë”, deklaroi Van Gaal.





