Takim i paharruar me shkrimtarin Paulo Coelho

OLTA CANKA 


Kanë kaluar shumë vite që nga koha kur lexova Alkimistin, libri i parë që më ra në dorë prej shkrimtarit të njohur brazilian Paulo Coelho. Që nga ajo ditë brenda meje lindi dëshira për ta takuar atë njeri pasi ndjeja se ato që ai shkruante, bënin pjesë në botën time mjaft mirë. Por siç thotë vetë Paulo në këtë libër: “Kur dëshiron me të vërtetë diçka, i gjithë universi punon që ta kesh atë që ti dëshiron.”Dhe ja pra ku pothuajse një vit më parë unë hapa llogarinë time në të famshmin facebook dhe kërkova këtë shkrimtar kaq të dashur për mua. Që aty pata më në fund mundësinë të komunikoj me të nëpërmjet facebookut dhe blogut të tij, ku gjeta njëkohësisht edhe shumë miq të tjerë të mirë. Paulo ka ndërtuar rreth tij një oaz miqësie plot me dashuri me mësimet që na jep çdo ditë.Aty vihem shumë shpejt në dijeni mbi një aktivitet, një festë që Paulo organizon prej vitesh ditën e Shën Josifit në nder të këtij shenjti që do të thotë shumë për Paulon. Fillimisht festa ka qenë diçka private mes tij dhe miqve të tij të ngushtë, por këto vitet e fundit ai ka vendosur që të ftojë në të edhe disa prej lexuesve të tij.Duke qenë se lexuesit që e ndjekin atë janë të shumtë në numër ai bën një konkurs dhe fituesit janë të ftuar. Por ne që ishim pjesmarrës të rregullt në blogun e tij, nuk kishim nevojë që të bënim konkursin, dhe mjaftonte vetëm që të bënim kërkesën për të marrë pjesë në festë.Dita afroi 19 mars 2010, dhe më në fund unë mbërrita në Melk, një qytezë pranë Vienës, në Austri, ku do të zhvillohej dhe festa. Në fakt kjo për mua ishte njëkohësisht edhe një aventurë, pasi unë nuk njihesha personalisht me asnjë nga pjesmarrësit e tjerë dhe aq më pak me të tjerët, dhe siç prisja të gëzohesha po ashtu mund edhe të hidhërohesha.E megjithatë kur mbërrita në Melk çdo gjë shkoi shumë mire. Unë u gjenda menjëherë në gjirin e një shoqërie të jashtezakonshme, që më bëri të ndihesha si në shtëpi, madje edhe më mirë se në shtëpi. Njerëz të mirë dhe të dashur, zemrat dhe sytë e të cilëve ishin plot dritë dhe gëzim. Dukeshin se ishin me të vertetë ashtu siç edhe vetë Paulo na quan, “Luftëtarë të Dritës”, njerëz që me veprat dhe zemrat e tyre luftojnë për të ruajtur gjithnjë dritën dhe të mirën, por që mbi të gjitha kanë shumë dashuri për të dhënë.Paulon arrita ta takoj personalisht mëngjesin e ditës së festës. Më në fund arrita të vërtetoj atë që thuhej mbi shtrngimin e tij të fuqishëm të dorës. Atë çast e kisha imagjinuar prej shumë vitesh... Paulo është me të vërtetë një njeri shumë i veçantë dhe këtë arrita ta kuptoj edhe më mirë kur e pata përballë meje...Kisha përballë meje një burrë 63 vjeçar i cili ngjante si një 30 vjeçar plot shkëlqim. I gjallë, i fuqishëm, energjik, rrezatues dhe gjithnjë i buzëqeshur, por ajo qe të bënte vërtetë përshtypje ishte thjeshtësia e tij si në pamje si në sjelljet e tij. Kisha përballë meje një nga figurat më të famshme dhe të rëndësshme publike, i cili sillej me thjeshtësinë më të madhe me ne madje duke na trajtuar si miq të tij. Festa u zhvillua në Abacine e Melk-ës, një manastir shumë i madh dhe i bukur, dhe për këtë vend i jemi mirnjohës Abat Bukhardit, mik i Paulos, i cili na e mundësoi këtë gjë. Pjesëmarrës në të ishin gjithësej 150veta, 90 miqtë e Paulos dhe 60 lexues nga blogu, facebook-u dhe tëitteri.Çdo gjë ishte organizuar deri në detajin më të vogël me përkujdesjen më të madhe, dhe për këtë merita është edhe e miqve të Paulos, të cilët kanë mdihmuar shumë.Festa u hap me një lutje drejtuar Shën Josifit në disa gjuhë të botës, në nder të miqve te Paulos nga kambësitë e ndryshme. Në ato çaste ra një qetësi dhe çdo gjë mori një hije serioziteti. Lutjet ishin shumë të bukura secila. Unë vetë pata mundësinë të kuptoj disa prej tyre.Më pas secili prej nesh mundi të vetëservirej me banketin e shijshëm dhe të shijontë muzikën dhe praninë e njëri-tjetrit. Festa qe një mrekulli! Kudo secili prej nesh gëzonte dhe shijonte miqësinë që nga jeta virtuale ishte bërë reale. Kishte shumë dashuri rreth e rrotull nesh. Paulo kish mbledhur rreth vetes njerëz si dhe ai vetë, njerëz të mrekullueshëm. Gjatë festës u shpërndanë edhe dhurata dhe shumë prej nesh kishim sjellë ndonjë gjë për Paulon. Unë kisha bërë një pikturë me një mesazh të veçantë për të, e cila i pëlqeu shumë. Më pas ai autografoi librat tanë dhe pasi linte firmën e tij në to ai i puthte librat duke na i dorëzuar me shumë dashuri. Për disa ai linte nga një mesazh në ta. I imi qe : “Olta ndiq gjithnjë zemrën tënde. Paulo Coelho”. Festa vazhdoi shumë bukur deri në fund dhe ne nuk donim të ndaheshim më prej njëri-tjertit për t’u shpërndarë secili në çdo cep të botës e për t’iu rikthyer jetës virtuale. Në fund pasi Paulo mbaroi së dhëni autografe, u afrua tek tavolina jonë për të na thënë mirupafshim dhe natën e mire. Na takoi një e nga një dhe unë nuk munda ta humbas rastin për ta përafuar edhe një herë atë njeri aq të dashur.
Unë nuk kisha shkuar deri në Austri për t’i qëndruar pranë një personaliteti të rëndësishëm, dhe as njeriut që më mëson ta jetoj jetën me dritë dhe gëzim në çdo sfidë të saj, por isha pranë një njeriu me mish dhe kocka si të gjithë aq të dashur për zemrat tona.