Stereotipi i biondeve "mendjelehta" krijuar nga Marilyn Monroe



Sipas një studimi francez, nën shoqërinë e vajzave "flokëverdha" burrat bëjnë veprime të gabuara e të pamenduara. Faji është i stereotipit që këto femra janë të bukura, por budallaqe. Ashtu sikurse citohet në një film, burrat preferojnë biondet, por me sa duket kontakti me to i çon meshkujt të bëjnë gabime të njëpasnjëshme e të pamenduara. Këtë teori e pohon një studim i prezantuar nga shkencëtarët e një universiteti në Paris, drejtuar nga një profesor i psikologjisë sociale, Terri Majer. Sipas kërkimeve, aftësitë mendore të meshkujve zvogëlohen në momentin kur këto të fundit kanë një marrëdhënie të ngushtë me një grua bionde. Studiuesit pohojnë se kur një burrë flet me një vajzë bionde, fillon të veprojë një stereotip i pandërgjegjshëm. Në mënyrë të menjëhershme, ky stereotip sinjalizon se ka të bëjë me një person më pak inteligjent. Pra, arsyeja që meshkujt tërhiqen më shumë nga femrat bionde, është sepse këto të fundit janë "budallaqe" dhe në këtë mënyrë nuk kërkojnë ndonjë impenjim të madh, sforcim intelekti në avantazh të dëshirës seksuale. Sikur të mos mjaftonte, "studimi" i Meyer është publikuar edhe nga "Sunday Times", të cilin e ka prezantuar në formën e një investigimi: "Biondet janë më budallaqe se sa duhet?" Profesori argumenton mbi faqet e revistës "Journal of Experimental Psychology", se faji nuk është i femrave që truri mashkullor fiket përpara pamjes së një biondeje: mashkulli mbetet viktimë e një stereotipi social. Biondet kanë aftësi t'i bëjnë ato të reagojnë në mënyra më idiote".Mekanizmi i pandërgjegjshëm - Ky mekanizëm i pandërgjegjshëm nga shkencëtarët është quajtur "fëmija i zhgënjyer". Ai bëhet edhe më evident, kur përpara syve të meshkujve shfaqen foto të femrave bionde. Nëse pak më vonë të njëjtët persona i nënshtrohen një testi koshience të zakonshme, edhe një testi elementar, do të bëjnë shumë gabime, që në një situatë tjetër nuk do t'i kishin bërë. "Kjo tregon se disa persona aktivizojnë disa stereotipe që, mesa duket, në realitet nuk i ndajnë", pohon profesori Majer. Në këtë rast, meshkujt, në kontakt me femrat bionde, zhvillojnë atë paragjykim të pandërgjegjshëm që i bën të duken në sytë e tyre si "vajzat klasike budallaqe".
Paragjykimi - Çdo paragjykim, sipas studimit, ka një matricë "historike". Studimi pohon se "stereotipi i femrës bionde, të bukur dhe budallaqe" është shumë i vjetër. Një nga interpretimet më sugjestive është ajo që pohon se shoqërimi mes qenies bionde dhe fjalëve boshe vjen nga fakti se pjesa më e madhe e të sapolindurve kanë një ngjyrë flokësh të verdhë. Kështu, automatikisht personi biond i bashkohet menjëherë papjekurisë.
Natyrisht, rezultatet e këtij studimi janë shumë të diskutueshme. Aktorja bionde Mishel Kolins, e intervistuar nga revista "Times" e Londrës, shpreh dyshime serioze mbi interpretimet e studimit dhe pohon se kur në mes janë meshkujt, ngjyra e flokëve nuk tregon pothuajse asgjë: "Mendoj se flokët nuk kanë të bëjnë aspak me këtë problem. Mesa duket meshkujt tërhiqen veçanërisht nga format e femrave. Megjithatë, nëse do të gjendesha mes vajzave që mbajnë flokë të shtuar që i kalojnë vithet, edhe unë do të sillesha ndryshe me to". Por "faji" mbetet pikërisht i ish-biondes së pavdekshme Merilyn Monroe, që në vitin 1953 luante rolin e një vajze mendjelehtë në filmin me Xhejn Rasell, në rolin e brunes. Aktorja Ana Falki pohon: "Gjithmonë është thënë se biondet janë budallaqe, por në fakt nuk jemi. Me ne meshkujt sillen mirë dhe janë më të lirshëm, ndoshta sepse jemi më pak impenjative. Gjithashtu, është e vërtet se burrat preferojnë biondet, por më pas martohen me brune". Ndërsa Monika Beluçi, e cila është "konvertuar" në bionde për shkak të rolit, ka deklaruar: "Meshkujt preferojnë biondet, sepse me sa duket ato kanë një fuqi tërheqjeje më të fortë mbi burrat. Një gazetar më ka thënë se revistat e ilustruara shesin më shumë kur në kopertinë është një bionde dhe jo një brune. Unë bëj përjashtim". Gjithçka është e vërtetë, por "Sunday Times" nënvizon një datë të rëndësishme që e sheh kërkimin me një sy tjetër. Sipas shkencëtarëve amerikanë, meshkujt budallallepsen nga prania e femrave: "Bionde me flokë të gjatë dhe sy blu, të reja, me këmbë të gjata, me gjoks të madh e jetë të thjeshtë". Pra, ato kërkojnë një yll të saporënë nga qielli. Një femër kaq e kompletuar transmeton idenë e një shëndeti të mirë dhe aftësisë për të riprodhuar. Por, krahas këtij studimi, është edhe një lajm i keq. Biondet natyrale janë drejt zhdukjes dhe sipas disa llogaritjeve, pas 200 vjetësh gjurmët e tyre do të zhduken plotësisht, për shkak të një gjeni. Mutacioni gjenetik është në favor të bruneve.
Përgatiti
KLARITA BAJRAKTARI

Related Posts: