Në takimin e parë kundër Lyonit, Ribery e humbi kontrollin në fushë dhe e goditi me tërë fuqinë Lisandro Lopezin në nyje. Kjo nuk kaloi lehtë nga gjyqtari i atij takimi Roberto Rosetti, i cili e përjashtoi me karon të kuq.
Bayerni shpresoi se Ribery do të dënohej për vetëm një ndeshje, por UEFA vendosi për suspendim me tri ndeshje. Kjo do të thotë se Ribery mungon në finale, por Bayerni brenda tri ditësh mund të apelojë vendimin.





