Nuggets u rikthyer nga disavantazhi prej shtatë pikësh gjatë çerekut të katërt për të shënuar fitoren e 52-të të sezonit dhe të katërtën radhazi (27 humbje). Me këtë fitore Denver ngjitet në pozitën e dytë të Konferencës Perëndimore, para Dallas dhe Phoenix.
Los Angeles Lakers, të cilët luajtën pa Kobe Bryant që u pushua, u udhëhoqën nga Pau Gasol që shënoi 26 pikë dhe 13 kërcime. Humbja ishte e 23-ta e sezonit për Lakers, që megjithatë vazhdojnë të udhëheqin Perëndimin me 55 fitore.





