NBA: Heat në prag të eliminimit nga Celtics

Boston Celtics ka mposhtur Miami Heat me rezultat 100-98 në Miami për të avancuar 3-0 në serinë e ndeshjeve të rundit të parë të play-offit në Konferencën Lindore.
Paul Pierce shënoi 32 pikë për Boston, derisa te Heat, Dwyane Wade shënoi 34 pikë para se të largohet me 11 sekonda të mbetura për shkak të një lëndimi.
Në Konferencën Perëndimore, San Antonio Spurs ka mposhtur Dallas Mavericks me rezultat 94-90, duke marrë avantazhin 2-1 në serinë e shtatë ndeshjeve. Utah Jazz ka shkatërruar Denver Nuggets me rezultat 105-93 në ndeshjen tjetër të Perëndimit, po ashtu duke avancuar 2-1.