Shkrimtarja turko-gjermane, Necla Kelek ka shkaktuar polemika të nxehta me kritikat e saj ndaj Islamit tradicional, dhe për mbrojtjen e laicizmit në shoqërinë gjermane. Me gjithë polemikat, Ajo duhet të jetë një vlerë themelore e shoqërisë gjermane. “Edhe gjermanët njollosen me padrejtësi, jo vetëm turqit”, - thotë një djalë. Necla Kelek i njeh këto vërejtje. Fytyra e saj kontraktohet, por arrin ta mbajë ngërdheshjen, duke treguar në vend të kësaj një gjysmë buzëqeshje: “Është e vërtetë, edhe në Gjermani nuk është se të gjitha gjërat shkojnë vaj”. Djali është i kënaqur, dhe Kelek duhet të pranojë se jo të gjithë myslimanët janë një problem për demokracinë në Gjermani. Pjesa më e madhe e tyre kuptohet që jo, por disa po, dhe pikërisht për këto raste flet Ajo. Shkrimtarja Kelek, është 52 vjeçe, gjermane me origjinë turke, që gjendet cdo ditë në qendrën kulturore të Achim, afër qytetit të Bremen, pas një leximi të shkurtër të libri të saj të fundit, Himmelsreise.
Sidoqoftë, libri i saj kritikon Islamin dhe denoncon mungesën e lirisë në familjet turke që jetojnë në Gjermani. Opinionet e Kelek nxjerrin në tregun e debatit pubik shumë diskutime. Aq sa gazeta gjermane “Süddeutsche Zeitung” e ka quajtur atë një “mbjellëse urrejtjesh”, kurse gazeta “Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung” një “luftëtare kryqëzatash”. Megjithatë Kelek, nuk dorëzohet sepse në fund të fundit ajo mbron vlerat themelore të demokracisë gjermane: liri, demokraci, iluminizëm dhe laicitet. Dhe pikërisht për këtë duket se kritikohet.
Disa e akuzojnë se nuk ka kaluar akoma poshtërimet që ka jetuar në familjen e saj, dhe për këtë arsye është e zemëruar me Islamin. Kur mbërriti nga Turqia në një qytet të vogël të Saksoninë ishte vetëm një vajzë e vogël, dhe qysh në fillim nuk arriti të ambientohej me jetën e re. Intervali në shkollë ka qenë një nga momentet më të këqija, sepse lihej vetëm në vetminë e saj. Para dhe pas shkollës vijonte të jetonte në një botë turke, ku babai i saj sillej si një diktator, kurse nëna e saj bindej dhe fëmijët ishin të detyruar ta shërbenin me nënshtrim.
Një tifoze e poetit gjerman Heine/Si formim, Kelek ka studiuar vizatim teknik dhe falë fondacionit të “Hans-Bökler” ka pasur të mundësi të studiojë sociologji. Bile i quan njerëzit e Fondacioni si “prindërit e mi të vërtetë”. Pasi ka bërë kërkime akademike për një kohë të gjatë; Ajo sot është një shkrimtare me kohë të plotë. Ndërkohë, ka marrë shtetësinë gjermane, por kur i flet Europës thotë akoma “europianët”, dhe jo “ne”. Në qoftë se pyetet në lidhje me të, thotë se është e përfshirë, por me një buzëqeshje.
Çuditërisht, një nga gjërat që mund të të irritojë kur flet me atë është entuziazmi me të cilin ajo lavdëron virtytet e lirisë. Ne, nuk jemi mësuar dhe gjermanët nuk flasin më për të. Shkrimtarja Necla Kelek shqipton fjalët "Liri", “demokraci”, “qytetari” dhe “iluminizëm” në një ton që njerëzit normalë i përdorin vetëm kur gëzojnë për ndonjë gol.
Ndofta, duhet të kesh përjetuar mungesën e lirisë për të pasur kaq pasion për Lirinë. Gjithsesi ndër heronjtë e saj është padyshim Heinrich Heine, i cili në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë luftoi për lirinë.
Një tjetër gjë që të irriton është se kur Necla Kelek kritikon marrëdhëniet brenda familjeve turke pa kërkuar ndjesë dhe duke mos thënë se shumë turq në Gjermani janë në favor të lirisë dhe të laicizmit. Dhe kjo vjen për dy arsye: që gjermanët janë shpesh mbrojtësit më të këqij të vlerave të tyre: largësi dhe frikë se akuzohet si jotolerantë. Por, për të mos u bërë cinike, një shoqëri e lirë ka nevojë edhe për entuziastë si puna e asaj.
Kundërthëniet e tolerancës/Por Kelek është viktimë e kundërthënies: sipas saj - një mbrojtëse e tolerancës duhet të jetë jo tolerante ndaj jo tolerantëve. Ajo thotë se, derisa është perçja shprehje e nënshtrim të femrës ajo duhet të nxirret e paligjshme. Ligji kur’anor arab “Sheriati” nuk mund të aplikohet në Gjermani. Martesat e rregulluar janë një fatkeqësi për vajzat e vogla. “Feja” thotë Kelek, “është një pjesë e lirisë, nuk mund t’i qëndrojë sipër”. Në mars, qëndrimet e saj janë vërtetuar. Partia AKP në Turqi, e Kryeministrit turk Rexhep Tajip Erdogan u çoi një ftesë 1 milionë e 500 mijë emigrantëve turq për të qenë në Stamboll për një bashkëbisedim. Një nga pjesëmarrësit në këtë bashkëbisedimi tha më pas se: “Ata duan që ne të integrohemi në Europë, por vetëm për të mbrojtur interesat turke".
Necla Kelek mendon se edhe myslimanët mund të bëhen qytetarë europianë, në qoftë se ata e njohin demokracinë, lirinë dhe sekularizmin laicist. Pikërisht përpara rritjes së myslimanëve në popullsinë europiane, shoqëria duhet të luftojë për çdo fëmijë të emigrantëve. Demokracia ka nevojë për një masë kritike. Ky është një aspekt në të cilën multi-kulturalizmi ka reflektuar shumë pak.
Iluministja turko-gjermane ka bërë diçka që mbetet e vështirë për t’u kuptuar nga evropianët. Ka qenë pikërisht mbi varrin e babait të saj në Turqi dhe e ka gjetur në një gjendje neglizhence. E ka bërë me paratë e saj dhe ka siguruar një hapësirë për të dhe motrat e saj, pikërisht afër njeriut që i ka nënshtruar. Nuk do të varroset në asnjë vend tjetër.