“Nuk jam i kënaqur me paraqitjet e mia, por problemi im është te forma fizike, unë vuajta shumë që nga ardhja këtu. Kur të jem më mirë fizikisht paraqitjet e mia do të ndryshojnë. Unë do të jem i kënaqur ashtu si tifozët”, deklaroi Kaka.
Kaka shtoi se nuk i penguan fishkëllimat e tifozëve në ndeshjen ndaj Lyonit ku Kaka luajti i lënduar, duke thënë se në të kaluarën këtë e kishin bërë dhe tifozët e Sao Paolos dhe të Milanit.





