Iniesta pësoi një lëndim në ndeshjen kundër Mallorcas, që si pasojë pati mungesën e tij në ndeshjen e parë ndaj Arsenalit. Ai gjithashtu është në dyshim për ndeshjen kthyese ndaj Arsenalit në Camp Nou, por është e sigurt paraqitja e tij kundër Real Madridit në Bernabeu.
Ndërsa sa i përket ndeshjes së rëndësishme të Ligës së Kampionëve, Guardiola përballet edhe me mungesa tjera. Gjasat që Ibra të luajë ndaj Arsenalit janë 50-50 pas një zgjatjeje muskulore, kurse Yaya Toure ka dëmtim muskulor dhe është ende në dyshim, ndërkohë që Puyol nuk luan për shkak të suspendimit.