Real Madridi do të presë Barcelonën në Santiago Bernabeu të shtunën në derbin El Clasico që mund të jetë vendimtar në garën për titullin e kampionit të Spanjës.
“Do të jetë një ndeshje e rëndësishme dhe ne nuk kemi frikë nga askush. Ne duhet të pranojmë se Barcelona po ia del mirë dhe ka lojtarë shumë të mirë. Por ne kemi armë për t’i mposhtur ata”, ka thënë Guti.





