Gjatë një interviste për revistën ‘Inside United’, Ferdinand ka thënë se ai dëshiron të shkruajë histori duke fituar titullin edhe këtë vit dhe duke u etiketuar si ekipi anglez më i mirë që ka ekzistuar ndonjëherë.
“Askush nuk e ka bërë atë, andaj mendoj se ne duhet të shkruhemi si ekipi më i mirë anglez në histori. Sapo e fituam ligën vitin e kaluar, menaxheri na porositi ta bëjmë atë përsëri. Synimi është gjithmonë i njëjtë – dëshironi të përfundoni sezonin duke pasur të shkruar një kapitull të ri në librat e historisë”, ka thënë Ferdinand.





