“Nuk jeni i njëjti ekip pa të. Rooney është një lojtar fantastik i cili është vështirë të zëvendësohet me një tjetër. Berbatov po ashtu është i mirë, por Rooney është krejtësisht i ndryshëm”.
“Rooney ndonjëherë mund të kthehet në mbrojtje ta marrë topin dhe ta shfrytëzojë atë për gjithë ekipin, pastaj mund të sulmojë në cilindo drejtim. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm”, ka thënë Ancelotti.





