Aksidenti i Kadarese, Dashuria e një shqiptareje me një diplomat të huaj

* Description: Ismail Kadare on reading.Image via Wikipedia
Fatmira Nikolli

Ajo është historia e një marrëdhënieje të një vajze shqiptare me një diplomat karriere të huaj. Ngjarja vendoset në kohën e Luftës së Kosovës, e si diplomat ai merr pjesë në shumë takime ndërkombëtare, ku do të vendosej nëse do të ndërhyhej në Kosovë, a jo. "Aksidenti" është një libër që të rrëmben, të lidh pas vetes, për të parë se si do të vijojë marrëdhënia e çuditshme mes dy personazheve kryesore, diplomatit dhe vajzës. Ngjarjet e takimet mes dy protagonistëve zhvillohen më së shumti jashtë vendit. Vdekja nga një aksident mbetet mister, duke mos e kuptuar nëse u vdiqën nga aksidenti, apo qe dikush që i donte të vdekur... Për vdekjen hetojnë shërbimet sekrete shqiptare e serbe, po asgjë nuk del në dritë....Ky libër është shkruar rreth pesë vite më parë dhe deri tani është botuar në frëngjisht, spanjisht e italisht. Sipas botuesit të shkrimtarit Ismail Kadare në Shqipëri, Bujar Hudhri, ai do të vijë së shpejti në gjuhën shqipe. Në fakt ka qenë vetë autori që nuk e ka parë akoma të arsyeshme që ky libër të vijë në shqip. "Është i vetmi libër i Ismail Kadaresë që flet për një temë aktuale", - thotë Hudhri, e mbase ka qenë pikërisht ajo çfarë në vitin 1999 ndodhi në Kosovë që e frymëzoi.
Vlerësimi nga
Giorgio Manganelli
"Ajo që beson se e kujton, nuk është kurrë ajo që ke parë". Kështu e titullon Giorgio Manganelli, recensën e tij mbi librin "Aksidenti" të Kadaresë. Më tej ai shton se "Kadare është një krijues madhështor librash me histori që tregojnë ndjenja të dhunshme, sundimtarë me inteligjencë të cekët e të ashpër". Vlerësimi i tij është publikuar në "LONGANESI, Biblioteca dei narratori. Në të Manganelli shkruan: "Në agim të 17 tetorit, në kilometrin e 17-të të një rruge që të çon në aeroportin austriak, një taksi del nga rruga dhe përplaset me një luginë të thellë. Dy pasagjerët janë, një burrë dhe një grua e re, të dy me kombësi shqiptare, dhe vdesin nga goditja. Taksisti i mbijetuar, nuk arrin të shpjegojë shkakun e aksidentit: e vetmja gjë e veçantë që mban mend është se (ose kujton se e ka parë) është se ka vënë re diçka në pasqyrën e pasme, por nuk është në gjendje të përcaktojë se çfarë ishte, as nuk thotë se kush ishin dy udhëtarët, ku shkonin dhe pse. Nga sondazhet merret vesh se viktimat ishin të dashuruar. Rasti, i paraqitur si fillim si "incident i pazakontë", është shqyrtuar nga ana e shërbimeve sekrete serbe dhe shqiptare, por as ata nuk të çojnë gjëkundi. Ky ishte me të vërtetë një aksident, apo një vrasje me sfond sentimental, apo mos ka qenë vrasje politike? Duke e parë në dimensionin emocional, në atë historik e politik, narracioni lë të hapura dyshimet deri në momentin e fundit për zgjidhjen e misterit. Ajo që Ismail Kadare, përtej fakteve shqyrton në faqet e librit është një histori dashurie. Deri në pikën kur lexuesit i duhet të pyesë veten nëse dashuria ekziston vërtet apo jo, nëse është një iluzion, një maskë... "Kur e pyetën për herë të njëqindtë shoferin se çfarë kishte parë në pasqyrë, ai nuk kishte thënë asnjë përgjigje. Veprimet e mjekut, të cilin e kishin këshilluar të mos e lodhnin, nuk i hynin në vesh gjykatësit e nuk e ndalonin që të vazhdonte. Çfarë spektakli i ishte ofruar syve të tij në pasqyrën e pasme ... me fjalë të tjera, çfarë kishte ndodhur në ndenjësen e pasme të taksisë, gjë kaq e çuditshme saqë e kishte shkëputur atë nga vëzhgimi i rrugës? Një grindje midis dy pasagjerëve? Apo ndoshta përkëdheljet? Njeriu i plagosur tundi kokën e tij: asgjë prej këtyre. Pra, çfarë? Pothuajse thirri një tjetër. Pse e humbët mendjen? Çfarë dreqin keni parë? Mjeku do të ndërhynte përsëri kur pacienti, sërish me një ton në rënie, filloi të tregonte. Në fund të fjalimit të tij, i cili dukej i pafund, gjykatësi dhe mjeku shkëmbyen një vështrim mëdyshjeje. Sipas të plagosurit (shoferi i taksisë), të dy udhëtarët në sediljet e pasme kishin dashur në të gjitha mënyrat vetëm të putheshin...

Reblog this post [with Zemanta]

Related Posts: