Sulmuesi i Togos i ka bërë këto komente në prag të derbit të sotëm të Ligës Premier, kur ai do të rikthehet në Emirates Stadium për të parën herë që kur u largua nga Arsenali verën e kaluar.
“Doja një projekt tjetër andaj nuk është se kam qenë i pakënaqur që jam larguar nga Arsenali. City është një projekt më i madh dhe mund të jetë më i madhi nga të gjithë sezonin e ardhshëm. Kam ende shumë shokë në Arsenal, por një është pyetja për miqësinë, tjetra është për sportin”.
“Ambicia ime është të luaj në Ligën e Kampionëve me Manchester Cityn sezonin e ardhshëm. Ne kemi një shans dhe ky do të jetë më i fuqishëm nëse fitojmë në Londër. Andaj ndeshja ndaj Arsenalit është si finale për ne”, ka thënë Adebayor.





