Në pjesën e parë nuk pati asgjë për t’u regjistruar. Në minutat e para të pjesës së dytë (56’), mbrojtësi i Wiganit, Gary Caldwell, u përjashtua me karton të kuq. Megjithatë, u desh të kalonte minuta e 72-të që të shënohej goli i parë.
Sulmuesi argjentinas Carlos Tevez arriti që nga minuta e 72-të deri në minutën e 84 të realizojë het-trik (72’, 74 dhe 84’) dhe ta fitoje ndeshjen.
Kjo fitore ishte shumë e rëndësishme për Cityn që lufton për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve. Ndërsa aktualisht mban vendin e pestë me dy pikë më pak se Tottenhami, që gjenden në vendin e katërt.





