Nga Ardian Klosi
Vepra filmike e regjisorit danez Lars von Trier arrin brenda dy orësh të përqendrojë shumë meditim mbi dashurinë, familjen, vdekjen, për femra fare pranë natyrës dhe meshkuj intelektualë që të vjen t'i zësh me dacka për budallallëkun e tyre denatyror
Fara e jetës
Pse ndryshojnë gjinitë kaq shumë nga njëra-tjetra? Kanë qenë kaq larg sa na duken shpesh sot burri nga gruaja ose jetojmë ne një kohë të tillë përsëri, me burrin gjahtar dhe gruan te vatra e familjes.
Mashkulli që hedh farën dhe vazhdon rrugën, më i fortë, më i ditur, më i sigurt se ajo që ka lënë në shtëpi të rrisë pjellën e informacionit të vet të pasur e të moçëm Po përse është i përbashkët fëmija, kur ai teorikisht mund të rritet në vatrën familjare vetëm me ngrohtësinë e nënës?
Prej ADN që hodhi gjahtari? Por edhe kjo teorikisht mund të merret nga epruveta, madje ndonjë ditë mund edhe të arrihet që vetë sperma të mos jetë më mashkullore por ndonjë produkt i rafinuar prej informacioni gjenetik thjesht femëror.
Ndoshta utopia më e bukur për lëvizjet feministe.
Është vërtet një përfytyrim i çuar në skaj, megjithatë zhvillim logjik i një situate kur fëmija rritet pa dashurinë e njërës palë që e ka prodhuar, siç ndodh rëndom në jetë, zakonisht të palës mashkull.
Burri në kërkim të ushqimit, por jo vetëm kaq, shumë më tepër se kaq. Burri në kërkim të gjahut në të gjitha kuptimet që ngërthen kjo fjalë, gjahu si ushqim por edhe si dëfrim, gjahu si lojë, si imponim ndaj meshkujve të tjerë në shoqëri, d.m.th. gjahu si grumbullim preje dhe pushtet.
Gruaja pranë vatrës bën gjithçka që i nevojitet fëmijës, ndonjëherë edhe të pamundurën, sikur tenton që të bëhet dy, t'i japë fëmijës dashuri sa për dy, edhe të burrit që ka dalë.
Pastaj një ditë lodhet nga kjo situatë që përsëritet vazhdimisht, madje vjen duke u përkeqësuar, dhe fillon e shfren duke molloisur me shoqet, shton thashethemet e kur i jepet rasti edhe e tradhton atë që i kishte premtuar shumë më tepër në kohën kur e dashuroi aq fort sidomos në çastin sublim kur i kalli farën e jetës. Hakmerret me mënyrat e saj të fshehta ndaj botës mashkullore.
Mashkulli që ka dalë nga shtëpia mund të bëjë një gjë të rëndomtë si të shkojë në klubin më të afërt, të shohë ndeshjen e futbollit e të pijë katër-pesë birra, por edhe diçka të sofistikuar, sikurse të zhvillojë një program të ri në fushën e biologjisë molekulare ose të përkthimit elektronik. Në thelb nuk ka ndonjë ndryshim në aspektin e daljes jashtë nga shtëpia dhe lënies vetëm të fëmijës.
Bile vetë kam më pak gërdi për ata që rrinë katër pesë orë para ndeshjeve të futbollit (me përjashtim të atyre që rrahin gratë kur u ka humbur skuadra e bastit), sesa për të tjerët që ta rrokanisin kokën me 4-5 orët e tyre teorike, parlamentare ose në talk-show.
Trembem kur e gjej edhe veten në këto modele.
Vërtet, pse linden kaq shumë fëmijë, kur ata lihen pastaj vetëm? Nga njëra palë zakonisht, por edhe nga dy palët jo rrallë.
Fëmija ka tmerrësisht nevojë për dashuri, të pastër jo të shtirë, të vetvetishme, që të rritet i shëndetshëm. Sepse në bibël e në kuran thuhet që shtohuni e shumohuni? Apo pse edhe atë punë njeriu e bën pa u menduar gjatë për pasojat sikurse edhe shumë punë të tjera në jetën e tij të shkurtër?
Seksi dhe qytetërimi
Mos kemi një çkoordinim të madh në këtë çështjen e seksit?
Aq sa nuk dimë, e kemi për ta përdorur apo na përdor ai? Programimi natyral na thotë që ta përdorim pa kufi e sa herë të kemi qejf, planifikimi shoqëror-fetar na thotë ta futim e ta disiplinojmë në kanale bukur të përcaktuara.
Bota mondane, ajo e televizionit dhe e biznesit kërkon të na erotizojë nga mëngjesi deri natën vonë, shkolla, konferencat shkencore dhe vështrimet dyshuese të komshiut na kujtojnë që farërat e tepërta i kemi për brenda mureve të familjes. Kush është i zoti të koordinohet në këtë kaos dhe të thotë se ka gjetur harmoninë me natyrën dhe shoqërinë?
Gënjeshtarët, po.
Ka ecur seksi bashkë me shoqërinë njerëzore, me ngritjen e qytetërimit? Përfytyrimi i seksit si diçka që ecën është në të vërtetë komik. Pyetja duhet bërë ndoshta nëse ka ndryshuar, sepse një gjë kaq e madhe sa qytetërimi nuk mund ta lërë edhe këtë aspekt pa e prekur. Si e sa ka ndryshuar? Kujt i jemi afruar duke u larguar nga shtazët e natyrës së lirë, kafshëve shtëpiake?
Mos o Zot. Në të vërtetë duket sikur në qytetërimin tonë seksin e kemi ndrydhur me njëqind mënyra, ashtu sikurse e nxitim me njëqind mënyra të tjera, pyesni vetëm përgjegjësit e televizioneve, konceptuesit e reklamave dhe ideatorët e modës.
A ka të bëjë gjithë kjo industri, sigurisht rrjedhojë e qytetërimit modern, me hedhjen drejt të farës, me lindjen e atij fryti që siç e pamë, ose siç pyetëm më lart, kërkonte aq shumë dashuri?
Aq sa kanë të bëjnë yjet në qiell me getat prej najloni të zi, ose lianet e xhunglës me kravatat e menaxherëve. Ajo lindi vetëm pse njerëzimi kaloi nëpër shekuj të tërë kuvendesh e seminaresh, shtetesh fetare dhe kontratash martesore. Apo nuk qe kështu?
Antikrishti
"Antikrishti", filmi më i fundit i regjisorit danez Lars von Trier, i cili po shfaqet këto ditë në Tiranë, niset nga një episod i thjeshtë që duhet t'u ketë ndodhur shumë familjeve fatkeqe: humbja e fëmijës së vogël nga pakujdesia.
Por një hap i gabuar i fëmijës në dritaren e hapur të katit 15 ose 20, shpalon një numër hapash të gabuara që kanë hedhur me të prindët, sidomos babai, edhe më të gabuara do të hedhin, kur ky, psikolog me profesion, përpiqet të marrë në dorë dhe të administrojë dëshpërimin e nënës, që kalon në një sëmundje pa kthim. Sa më shumë sofistikohen akrobacitë teorike të mashkullit aq më shumë shikon femra tek ai fajtorin për gjithçka ka ndodhur dhe aq më violente bëhet ndaj tij.
Derisa hakmarrja e saj ngjan me torturat e llahtarshme mesjetare, për të cilat dikur pati shkruar edhe një disertacion. Dhe ai përdor më në fund atë që ia ka dhënë natyra, epërsinë fizike për ta asgjësuar dhe shpëtuar veten. Më kot.
Skenat seksuale në film mund të quhen pornografike, mirëpo për çudi nuk kanë erotikë brenda, ose kanë e shumta vetëm në skenën e parë, deri kur fëmija hedh hapin e gabuar drejt vdekjes. Më pas seksi është si një ndëshkim ose mallkim për dy qenie që s'kanë pse e përdorin më. Të paktën siç e kupton dhe e likuidon gruaja.
Një meditim i jashtëzakonshëm për dashurinë, frytin e saj, familjen. Për sa e sa lidhje të dështuara njerëzore që nxjerrin në rrugët e botës fatkëqinj. Për femra fare pranë natyrës dhe meshkuj intelektualë që të vjen t'i zësh me dacka për budallallëkun e tyre denatyror. Për pafuqinë e kushedi sa krijesave për të marrë në dorë ose qoftë dhe për të korrigjuar sadopak fatalitetet që i ka vënë përpara.
Ky është një interpretim i filmit ndër disa të tjera që ai mund t'i lërë hapur. Vetë Lars von Trier në një intervistë për "Antikrishtin", që u prezantua në edicionin e vjetshëm të Festivalit të Kanës, thotë se është një film që nuk ndjek ndonjë rregull, një film "jo shumë logjik, me gjëra të cilat nuk mund t'i shpjegoj... bile mundohem të mbroj gjëra të cilat vetë nuk mundem t'i besoj... Veç se filmi më bëri pak më të mençur dhe më lehtësoi në mes të një depresioni."
Duket në të vërtetë punë e kotë t'u japësh të tjerëve interpretime të gatshme, sidomos mbi një vepër që ka arritur brenda dy orësh të përqendrojë kaq shumë meditim mbi dashurinë, familjen, vdekjen, me gjuhën e vet që është thjesht gjuha e filmit. Por nuk mund të rrija pa i ndarë me dikë mendimet, sidomos pyetjet e shumta që më ngjalli ose më ringjalli "Antikrishti".