Me golat e Stefano Gubertit (29’) dhe Giampaolo Pazzinit (36’), Sampdoria mposhti kryeqytetasit të cilët shënuan vetëm një gol, me anë të Sergio Floccarit (7’), në ndeshjen e zhvilluar në Stadio Luigi Ferraris di Genova.
Ndërkohë, Napoli ka pësuar humbje si mysafir i Bolognas, me golat e Marcelo Zalayetas (7’) dhe Adailton (12’), ndërsa për mysafirët shënoi Leandro Rinaudo (14’).