Të mërkurën paradite, Silvio Berlusconi tha se Balotelli ka fytyrë Rossonere, mirëpo është djali i tij që e demanton atë.
“Balotelli është i mrekullueshëm dhe ai është një talent që na intereson, por mendoj se transferimi i tij te Milani është i vështirë”.
I pyetur se a do të ishte në rregull shitja e klubit, nga pronari i Mediaset dhe Fininvest, i biri i Berlusconit u përgjigj: “Milani është pjesë e zemrës së babait tim dhe nuk mendoj se ai dëshiron t’ia mohojë vetes këtë”.