Nurnbergu mposht Leverkusenin

Skuadra e Nurnbergut ka penguar Bayer Leverkusenin që të marrë kreun e tabelës në Bundesliga duke e mposhtur me rezultat 3-2.
Në takimin e zhvilluar në EasyCredit Stadion, vendasit krijuan epërsi të trefishtë, para se të pranonin dy gola.
Eric Maxim Choupo-Moting (42’ dhe 45’) dhe Mickael Tavares (55’) ishin heronjtë e vendasve, ndërsa Stefan Kiessling (66’) dhe Patrick Helmes (73’) shënuan për mysafirët.