NBA: Thunder u japin fund fitoreve të Lakers

Oklahoma City Thunder ka bllokuar në mënyrë të përkryer yllin Kobe Bryant për t’i dhënë fund serisë prej shtatë fitoreve të Los Angeles Lakers duke e mposhtur kamponin e NBA me rezultat 91-75.
Bryant shënoi vetëm 11 pikë, me Lakers që treguan lojën më të dobët të sezonit. Fitorja po ashtu i dha fund 12 humbjeve radhazi të Thunder në takimet përballë Lakers. Ata nuk e kanë mposhtur liderin e Konferencës Perëndimore që nga viti 2006.
“Ne po zhvillohemi. Ne po piqemi si grup gjatë gjithë sezonit dhe mendoj se bëmë një punë të mirë sonte”, ka thënë Kevin Durant pas ndeshjes.
Durant shënoi 26 pikë për Thunder që shënuan fitoren e 44 të sezonit (27 humbje).