NBA: LeBron vazhdon të shkëlqejë

LeBron James ka udhëhequr Cleveland Cavaliers drejt fitores së tetë radhazi duke shënuar 38 pikë për të mposhtur New Orleans Hornets në udhëtim me rezultat 105-92.
James po ashtu kontribuoi me nëntë asistime. J J Hickson shënoi 20 pikë për ekipin lider të ligës, që shënoi fitoren e 57-të të sezonit, krahas 15 humbjeve.
Marcus Thornton udhëhoqi Hornets me 20 pikë. Humbja ishte e 39-ta e sezonit për New Orleans, që kanë 34 fitore.