NBA: Lakers mposhten edhe nga Bobcats

Charlotte Bobcats ka shënuar fitore bindëse me rezultat 98-83 në fushë të vet ndaj liderit të Konferencës Perëndimore, Los Angeles Lakers, për të mbajtur gjallë shpresat e kualifikimit në play-off.
Fitorja i çon Bobcats (29 fitore dhe 31 humbje), një ndeshje larg Miami Heat që gjendet në vendin e tetë në tabelën e Konferencës Lindore, pozitë kjo që dërgon në play-off.
Stephen Jackson udhëhoqi te Bobcats me 21 pikë, për ndihmuar Charlotte të fitojë për herë të parë këtë sezon tre ndeshje radhazi.
Kobe Bryant udhëhoqi në ndeshje duke shënuar 26 pikë për Lakers, të cilët pësuan humbjen e dytë radhazi, pasi një ditë më parë u mposhtën nga Miami Heat.