Navas mirëpret interesimin e Realit

Anësi i Sevillas, Jesus Navas, është i ngazëllyer që është lidhur me një kalim në Real Madrid.
Klubi mbretëror raportohet se është duke synuar të transferojë përfaqësuesin e kombëtares së Spanjës gjatë verës, dhe spanjolli e ka mirëpritur këtë interesim.
“Është nderë që një ekip si Real Madridi është kthyer kah unë, por jam i qetë, vetëm mendoj ditë pas dite dhe përpiqem të kënaqem derisa luaj me ekipin tim (Sevilla)”, ka thënë Navas.