Cristiano Ronaldo kaloi Mbretërit në epërsi nga gjuajtja e lirë (13’), duke hapur kështu serinë e golave.
Dy golat e radhës ishin të golashënuesit më të mirë të Los Blancos këtë edicion, Gonzalo Higuan, i cili realizoi dy herë brenda tre minutash (20’ dhe 23’), ndërsa asistues ishin Van der Vaart dhe Gago.
Në minutën e 37-të, portugezi Ronaldo barazoi numrin e golave me Higuainin në këtë ndeshje, ndërkohë që një minutë pas, Parejo ngushtoi epërsinë në 4-1, dhe me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.
Dhjetë minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit (80’), Getafe ngushtoi epërsinë në 4-2, ndërsa realizues ishte Pedro Leon.
Pas kësaj fitoreje, Reali kthehet në krye të tabelës me pikë të barabarta me Barcelonën, por me golaverazh më të mirë.