Leonardo: Milani meritoi më shumë

Leonardo Araújo Roma dhe Milani barazuan pa gola në takimin e të dielës mbrëma në Olimpico, ndërsa trajneri Leonardo Araújo thotë se Rossonerët merituan të fitojnë.
“Besoj se merituam më shumë. Ne e morëm nën kontroll situatën. Ne luajtëm në një mënyrë inteligjente”.
“Në gjysmën e dytë, goli ishte pranë por asnjëherë nuk u shënua. Mendoj se bëmë shumëçka mirë, por megjithatë, mbetëm me shije të hidhur”, tha braziliani për La Repubblica.