Le të heshtin mediat për Balotellin

Të mërkurën, presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, kishte hapur dyert e një transferimi të mundshëm të Mario Balotelli në Milanello, por është agjenti i sulmuesit që i nevrikosur ndaj mediave dhe Berlusconit porositi të gjithë që të heshtin.
“Nuk jam nga ata shërbëtorët e Berlusconit dhe nuk mund të komentoj fjalët e tij. Ai është president i një bordi dhe është e natyrshme që këto gjëra t’i mirëpresë. Shtypi ka folur mjaft për Balotellin dhe është mirë që të heshtë”, tha agjenti Mino Raiola.
Në ndërkohë, Raiola komentoi dhe për polemikën televizive të Balotellit kur para audiencës veshi fanellën e Milanit.
“Ishte një shaka e keqe në një kohë të papërshtatshme”, përfundoi ai.