«Interneti ka qenë si një lloj utopie, një lloj millenarizmi për t’i zgjidhur të këqijat e demokracisë»
Me fytyrën e “fëmijës së përjetshëm”, në të cilën ia del t’i fshehë tetëdhjetë vitet, Hans Magnus Enzensberger është një mjeshtër i paradoksit dhe ironisë. Një intelektual mbështetës i takimit, e jo ndarjes, mes dy kulturave, që s’dëshiron të mërzitet. «Urrej përsëritjen, rrezikun e një mbiprodhimi edhe në poezi ku mund të përfundohet në grafomani: njihet zanati e përfundohet duke shkruar tepër», thotë me të arritur në Pordenone ku është protagonisti i “Dedica”, një seri ngjarjesh–takimesh, ekspozitash, spektaklesh, leximesh për ta avitur, kuptuar, thelluar dhe përvijuar hartën e mendimit të tij.
Dhe e fillojmë duke folur për librin e tij Josefine dhe unë, apolog i madh, në shkurtësinë e vet, i shek XX, parë përmes konfrontimit mes dy gjeneratave. Nga njëra anë Josefine, këngëtare e madhe lirike gjatë nazizmit, nga ana tjetër një i ri ekonomist i magjepsur nga aura e misterit që e mbështjell.
Enzensberger: ju keni shkruar libra me pseudonime femërore. Jeni identifikuar te Josefine?
«Përdoret një tjetër zë, ndërrohet veshja. Në çdo ribashkim të familjes unë e kërkoj hallën e moçme në qoshkun me të cilin askush nuk merret. Të gjithë pleqtë kanë një roman. Në pleqëri s’ka më censurë, nuk dihet më çka është politically correct».
Libri është ambientuar në vitin 1990, ju jeni 75 vjeç. Përmes historisë suaj kemi një bilanc i historisë së Gjermanisë? Ju ishit katër vjeç kur Hitleri ishte në pushtet, gjashtëmbëdhjetë kur vdiq. Libri përshkohet nga një seri fantazmash, në lojë është raporti me historinë.
«Secili bart njëfarë bagazhi. Janë gjëra nga të cilat nuk çlirohemi. Megjithatë nevojitet shkëputje kohore, dikush shkruan autobiografi... Por ku është veprimi në autobiografinë e shkrimtarëve?».
Nuk ka asgjë për të treguar?
«Unë kërkoj personazhe që janë larg nga unë. Është si një dërgesë në kohë të tjera. Në çfarëdo popullate, të shenjtit janë të pakët, përbindëshat nuk janë shumicë, shumica është një zonë gri. Gjëja më interesante janë sfumaturat e biografive. E tëra është e përzier në një mishmash ideologjie, tartufi, kërpudhat, pakëz ton, një koktej në të njëjtin person».
A ndodh edhe sot kështu?
«I njëjti persona pesimist që mendon për fundin e botës e merr një gjë me rata prej njëzet vitesh. Ai që i ndan anash mbetjet, shkon në pushime në Seychelles. Isaiah Berlin thoshte me Kantin “Njerëzimi është bërë nga druri i shtrembër”».
“I lumi ai që do të dijë të bindet se kultura është një gjendje ta vaksinojë një shoqëri kundër dhunës”. “Dedikimi” i Pordenone-s është passpartout për mendimin tuaj?
«Në këtë rast pajtohem, nuk ndodh shpesh, shpesh nuk pajtohem me vetveten. Është një vend i përbashkët të mendosh se kultura është ilaçi i çdo të keqeje të botës …Artistët janë pjesë e saj, nuk janë superior ndaj të tjerëve. Kultura nuk është e mirë, është si aktivitetet e tjera, mund të gabojë».
Filozof, eseist, gazetar, kritik letrar sado që i penduar, përkthyes … Po mbi të gjitha poet: a është poezia bërthama e fortë në aktivitetin tuaj intelektual?
«Është një gjë e rëndësishme, të tjerat janë aksidentale, të përcaktuara nga situatat historike që s’i krijoj unë. Me poezinë kam idenë se e dominoj diskursin. Megjithatë duhet të bëj gjëra të tjera për t’u argëtuar. Mërzia është e papranueshme. I kam thënë bijës sime: “Sall personat e mërzitshëm mërziten”. Ajo s’më ka thënë më: “Po mërzitem”».
Një poezi e mirë dhe një formulë e mirë, a kanë diçka të përbashkët? Po mendoj për analogjinë që shfaqet në vargjet tuaja mes shpikësit të astrarit, që e përdor për të realizuar formula matematike dhe “Triumfeve” të Petrarkës. Që të dyja “makina qiellore të padobishme dhe të shkathëta”...
«Në një poezi të mirë, si edh enë një formulë të mirë, niveli i përqendrimit është shumë i lartë. Është një lloj shocu, kërcimi njohës që tkurr të tërën në esenciale. Ama për ta kuptuar si poezinë ashtu edhe një formulë lypset të posedohet një çelës gjuhësor. E dihet se gjuha përdor analogji, ngjashmëri, metafora, imazhe».
Në veprën tuaj letrare shpesh rikthehen konceptet si progres, teknikë, shkencë, megjithatë të lidhura me marrëzinë dhe rrënojën. Në hapat e parë të internetit ju jepnit një gjykim negativ për të. A e keni rimenduar këtë pastaj?
«Ka qenë si një utopi, një lloj millenarizmi për t’i zgjidhur të gjitha problemet e demokracisë. Ekzistonin ata ungjllistët e internetit. Ama kemi pornografinë, edhe nazistët dhe terroristët e përdorin rrjetin. Është një instrument si tipografia... Informacioni pa tipografinë do të ishte shumë më i vështirë».
Mediat nuk janë zgjidhje e problemeve…
«Një ndryshim kaq i thellë nuk sjell në përmirësimin e cilësisë së jetës. Është e tepërt të pretendohet nga të inxhinierët e varfër që t’i prodhojnë këto teknologji për ta shpëtuar botën. Nuk është detyrë e tyre ta shpëtojnë botën. Shpikin një instrument më të shpejtë, më të sofistifikuar. Por të mirën e njerëzimit nuk e bën Sony».