Juventusi ka dështuar krejtësisht këtë sezon dhe nuk është në garë për asnjë trofe. Madje është në rrezik që të mos e sigurojë as pozitën e katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve.
“Jam i pikëlluar, i zhgënjyer dhe i hidhëruar. Si tifoz nuk mund ta tejkaloj këtë gjendje. Nuk kemi arsyetime. Ne duhet të reagojmë shpejtë për të ndërtuar një Juventus më të fortë”, deklaroi Elkan për La Gazzeta dello Sport.





