Del Bosque: Messi është unik

Përzgjedhësi i Spanjës, Vicente Del Bosque, ka lavdëruar yllin e Argjentinës, Lionel Messi, duke thënë se ai është numri një në botë dhe ka këshilluar Maradonan ta shikojë atë si sytë e tij.
“Leo është më i miri në botë. Ai është lojtar unik dhe duket se ai po luan sikurse nëpër rrugica me shokët e tij duke dribluar një nga një të gjithë”.
“Shpresoj se Maradona do ta shikojë si sytë e tij dhe shpresoj se ai kurrë nuk do ta humbë këtë famë, sepse ai po luan një futboll shumë të mirë”, ka thënë Del Bosque.