Capello mban derën e hapur për Walcott

Menaxheri i kombëtares angleze Fabio Capello ka reaguar për të siguruar anësorin e Arsenalit, Theo Walcott, se ai e ka derën e hapur në kombëtare edhe pas paraqitjes së tij të dobët kundër Egjiptit.
Walcott bëri një start të mirë në ndeshjen miqësore, por më pas pësoi rënie të lojës, për të cilën Capello ka arsyetim.
“Kur nuk luani shumë ndeshje dhe pastaj përpiqeni ta shfrytëzoni shansin që në fillim, përpiqeni të bëni gjëra të pamundshme. Por Theo megjithatë është një prej lojtarëve të rëndësishëm”.
“Ai është një prej lojtarëve më të shpejtë. Mbaj mend paraqitjet e tij para se të lëndohet. Ai ende ka kohë për t’u përmirësuar”, ka thënë Capello.