Biankonerët kaluan në epërsi me të filluar ndeshja me golin e mesfushorit brazilian Diego (2’), por vendasit barazuan pas gjysmë ore lojë kur Marco Marchionni shënoi me kokë në portën e Alex Manninger.
Pjesa e dytë solli raste për të dyja palët, por që shkoi në favor të mysafirëve që shënuan golin e radhës në minutën e 68-të me anë të mbrojtësit Fabio Grosso, gol që edhe i dha fitoren Juventusit.
Fitorja ngre Juventusin në pozitën e katërt me 44 pikë, një më shumë se Palermo që nesër pret në fushë të vet Livornon.





