“Duhet të jemi të fortë në mbrojtje dhe të mbajmë ekuilibrin. Nëse ekipi nuk luan mirë në mbrojtje, atëherë nuk do ta arrijmë finalen”.
“Nuk më pëlqejnë ndeshjet e hapura. Pa e përjashtuar stilin tonë të lojës, nuk do të doja të shihja nesër një rezultat 4-4 ndaj Arsenalit. Shpresoj se Arsenali nuk do të jetë në gjendje të rrezikojë Victor Valdesin dhe ai të ndalë çdo gjë”, deklaroi Begiristain për AS.