“Unë vazhdoj ta mbështes mendimin se për të fituar trofe, Arsenalit i duhen më shumë lojtarë”, ka thënë rusi për The Mirror, duke përmendur largimin e Emmanuel Adebayor dhe Kolo Toure, si dhe lëndimet e Robin van Persie, Kieran Gibbs dhe Aaron Ramsey.
“Liga Premier është shumë interesante për mua, së paku derisa po vazhdojmë të luftojmë për ta fituar. Mirëpo, pa lojtarë të ri me përvojë do të jetë shumë vështirë për të arritur sukses”, ka shtuar Arshavin.