Arsenali në pozitën e dytë

Fabregas feston golin e parë Arsenali ka shënuar fitore me rezultat 3-1 në takimin e sotëm përballë Burnleyt në Emirates Stadium.
Vendasit kaluan në epërsi që në pjesë të parë me golin e Cesc Fabregas (34), që ishte edhe goli i vetëm i pjesës së parë.
Me të filluar pjesa e dytë mysafirët arritën të barazojnë rezultatin me anë të Nugent (50’). Por pas 10 minutash të tjera vendasit arritën të rikthejnë epërsinë me anë të Theo Walcott (60’). I futur në lojë si zëvendësues Andrei Arshavin vulosi rezultatin në minutat shtesë të ndeshjes. Arshavin dhe Walcott duke festuar golin e tretë të ndeshjes Topçinjtë patën edhe një varg rastesh në ndeshje, shumica e tyre të keqpërdorura nga sulmuesi Nicklas Bendtner gjatë të dy pjesëve.
Me tre pikët e reja Arsenali barazohet në pikë me liderin e tabelës Chelsean, që vazhdon të mbajë kreun falë diferencës më pozitive të golave.
Mancehster United do të ketë mundësi të marrë kreun nëse shënon fitore më vonë ndaj Wolves.