Agjenti i Dinhos mohon largimin nga Milani

Ronaldinho nuk do t’i bashkohet Flamengos apo të largohet nga Milani. Këto janë fjalët e vëllait dhe agjentit të Ronaldinhos, Roberto de Assis, përkundër spekulimeve se Ronaldinho është pranë rikthimit në vendlindje.
“Ronaldinho? Unë them se Ronaldinho ka kontratë me Milanin deri në vitin 2011. Nuk dua të flas më shumë sepse bëhem i mërzitshëm. Flamengo është klub i madh, por ne jemi këtu. Nuk mund të them më shumë për këtë”, u shpreh de Assis.
Globoesport në një raport të mërkurën pohoi se Flamengo po e kërkonte Ronaldinhon në mënyrë që të përforconte sulmin pas largimeve të paralajmëruara të Adrianos dhe Vagner Love.

Related Posts: