“Cicinho i është ribashkuar Sao Paolos dhe mbrojtësi i djathtë i Romës vjen në formë huazimi deri më 30 qershor”, shkruan në deklaratën zyrtare të klubit brazilian.
Cicinho e ka pasur të vështirë të gjejë vend në formacionin bazë të Claudio Ranierit dhe kjo është arsyeja që ka kërkuar një skuadër tjetër ku do të luajë më shumë.





